Tre sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Tre sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni tre receta sallatash të shijshme dhe të lehta në përgatitje që u përshtaten më së miri nevojave të diabetikëve.

Sallata Me Spinaq Dhe Hudhër

Përbërësit e sallatës:

6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi

2 thelpinj hudhër të grirë

1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle

Çerek luge me piper të zi

Një majë luge çaji me kripë

Qepë e kuqe

Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.

AgroWeb.org sugjeron vaj ekstra të virgjër.

Përgatitja e sallatës:

Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate.

Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit.

Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.

Sallata Me Rrepa Dhe Kastravecë

Përbërësit e sallatës:

200 gramë kastravecë

Vaj ulliri

90 gramë rrepa të kuq

10 gramë ullinj të zinj

Uthull dhe kripë

Përgatitja e sallatës:

Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini.

Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore.

Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë.

Servireni sallatën menjëherë.

Sallata Me Kastravecë

Përbërësit e sallatës:

1 kastravec

2 lugë gjelle me fara të pjekura susami

Çerek filxhani kafe me uthull

Një majë luge çaji me kripë

Përgatitja e sallatës:

Lajini dhe qërojini kastravecët.

Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë.

Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt.

Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit.

Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë./AgroWeb.org