Rusia shfrytëzon koronavirusin që të rrisë ndjenjat anti BE në Itali

Rusia shfrytëzon koronavirusin që të rrisë ndjenjat anti BE në Itali

Thënja e popullit “Uji flenë, por armiku nuk flenë”, më së miri mund të shpjegohet nga qasja e Rusisë në raport më Bashkimin Evropian në këtë kohë kur Italia është duke u përballur me ashpërsinë e pandemisë së korona virusit.

Javën e kaluar Rusia i kishte dërguar Italisë një kontingjent ndihma në pajisje mjekësore, më qëllim luftimin e pandemisë së korona virusit. Edhe përkundër që në mediat italiane është raportuar se rreth 80 përqind e ndihmave ruse janë të padobishme, Moska zyrtare është munduar që ketë dërgesë ta shfrytëzoj për  dezinformimin e opinionit italian, me shkrime dhe postime të qytetarëve Italianë, si dhe politikanë prorus si Mateo Salvini. Të gjithë së bashku falënderonin Rusinë dhe sulmonin BE-në, duke shkuar aq larg sa kërkonin edhe daljen e Italisë nga BE .

Qëllimet ruse për të shfrytëzuar fatkeqësinë e banorëve italianë, demaskohen nga mediumet e pavarura ruse si ‘Moscow Times” dhe kanali televiziv “Дождь”. Gazetari i TV “Дождь” dhe njëherazi kolumnisti i “Moscow Times”, ka arritur të siguroj fakte se pothuajse të gjithë shtetasit italianë që kanë qenë ditëve të fundit në mediat si ruse dhe ato evropiane, duke sulmuar BE-në dhe duke lartësuar Rusinë, kanë lidhje të ngushta biznesi dhe financiar më Rusinë, pra kanë bërë propagandë të organizuar në favor të Moskës zyrtare.


Për ta ilustruar këtë qëllim rus, në foto shihet gjoja se një qytetar italian, i cili e hoqi flamurin e BE-së duke e zëvendësuar me flamurin e Rusisë. Personi në foto nuk është një qytetar i rëndomtë, por është një biznesmen italian i cili në biznesin e tij ka partnerë rus.
Qëllimi i kësaj propagande të egër ruse është rritja e euro skepticizmit tek popullata italiane dhe më gjerë, me qëllim që pas përfundimit të pandemisë të korona virusit në Itali të organizohet referendumi sipas modelit britanik, ku do të votohet për daljen e Italisë nga BE.