Dy zyrtarë të paraburgimit në Mitrovicë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Dy zyrtarë të paraburgimit në Mitrovicë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve,  IKSHPK ka  kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm  dy zyrtarë korrektues.

Të njëjtit   janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë.

Pas gjithë kësaj,  edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik.

 

 


MË SHUME NGA Aktuale