Kurti në 2014-ën: Rëndësi ka kush e ka shumicën e jo kush i fitoi zgjedhjet

Kurti në 2014-ën: Rëndësi ka kush e ka shumicën e jo kush i fitoi zgjedhjet

Kur PDK-ja pretendonte të formonte qeverinë, pasi i fitoi zgjedhjet e vitit 2014, lideri i VV-së, Albin Kurti, deklaronte se në republikën parlamentare e rëndësishme është se kush e ka shumicën.

Pas zgjedhjeve të vitit 2014, të cilat i fitoi PDK-ja, partitë e tjera parlamentare, Vetëvendosja, LDK, AAK dhe Nisma, formuan një bllok, me të cilin synonin ta formonin qeverinë, nëse PDK-ja nuk arrinte t’i ketë numrat.

Kurti thoshte se ndonëse PDK-ja i ka fituar zgjedhjet, VLAN-i e kishte shumicën në Kuvend.

“Republika e Kosovës është republikë paralmentare dhe Republika Parlamentare organizohet rreth shumicës dhe mbi shumicën”, kishte deklaruar Kurti.

“Partia në pushtet, Qeveria në ikje [Qeveria Thaçi], në largim, ose më mirë të themi qeveria e kaluar është ajo që e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike se kush ka dalë i pari. Mirëpo, Republika nuk organizohet rreth të parit në garë, por rreth shumicës së tërësisë. E shumica e tërësisë jemi ne”.

Lëvzja Vetëvendosje, pas rrezimit nga pushteti me më shumë se dy të tretat e Kuvendit, dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja, ndërkaq partitë e tjera duan të formohet Qeveria e re. /Express/