UEFA vendos, shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë, ja kur rifillojnë kampionatet

UEFA vendos, shtyhet ndeshja Maqedoni-Kosovë, ja kur rifillojnë kampionatet

Janë anuluar edhe ndeshjet e kombëtareve në program në fillim të qershorit përfshirë edhe sfidat play-off të Nations League për një vend në Euro 2020 të cilat do të luhen në vjeshtë.

Në këtë mënyrë dueli mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës nuk do të luhet në fillim të qershorit duke pësuar shtyrjen e dytë në pak kohë.

Ndërkohë Champions League dhe Europa League do të luhen deri në fund të gushtit.

Në takimin me video-konferencë që u realizua  nëpërmjet drejtuesve të UEFA-s dhe 55 presidentëve të 55 federatave të futbollit në Europë, u mor vendimi që prioritet do t’u jepet kampionateve dhe Kupat Europës do të luhen në verë në gjysmën e dytë të korrikut dhe në muajin gusht edhe pse datat e reja nuk janë aprovuar ende nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Futbolli gjithsesi në Europë nuk do të rifillojë përpara fundit të majit dhe fillimit të qershorit kur të jetë qetësuar gjendja nga koronavirusi.

Gjithsesi krerët më të lartë të UEFA-s e kanë të qartë që do të jetë shumë e vështirë që kampionatet në Spanjë dhe Itali të mbyllen para datave 31 korrik ose 31 gusht dhe kjo mund të krijojë probleme edhe në përfundimin e Kupave të Europës pasi gjendja në këto dy shtete është shumë e rëndë nga koronavirusi.