18:26 / 01.04.2020
AS Roma s’heq dorë nga Shaqiri
Klubi i njohur italian, AS Roma nuk heq dorë nga mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Anfield’, pasi që ai nuk po gjen hapësirë në skuadrën e Jurgen Klopp.
Roma prej kohësh është duke e monitoruar Shaqirin, dhe sipas mediave italiane, ‘romakët’ tashmë janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për futbollistin më prejardhje nga Zhegra e Gjilanit.
Ndryshe, për ish-yllin e Baselit, interesim kanë shprehur edhe Sevilla dhe CSKA Moskë.























