20:42 / 01.04.2020
Haziri: Heqja e taksës u bë pa u koordinuar me Amerikën
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka thënë se heqja e taksës nga qeveria në detyrë e Kosovës, është bërë pa asnjë koordinim me qeverinë amerikane dhe si rezultat i kësaj përsëri priten pasoja.
“Heqja e taksës është bërë pa kurrfarë koordinimi e pa kurrfarë angazhimi, sidomos me Qeverinë amerikane”, ka shkruar Haziri.
Tutje, kryetari i Gjilanit tha se edhe pse taksa rrëzoi dy qeveri, veprimi i sotëm prapë ka me qenë me pasoja.
“Nuk shoh që i jep oksigjen politik kësaj situate të rënduar politike. Edhe pse taksa e mori me vete Qeverinë e dytë, veprimi i sotëm ka me qenë me pasoja prapë”, shtoi Haziri.























