Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje direkte nga Los Anxhelos do të jetë Nora Jashari,zv.presidente, këshilltare financiare në JPMorgan, e cila do të flas për situatën me Covid-19 në Shba.

Për të diskutuar për mobilizimin e komunës së Obiliqit për menaxhimin e pandemisë, i ftuar do të jetë kryetari i kësaj komune Xhafer Gashi.

Të enjtën shënohet Dita e Autizmit, për të folur për këtë i dtuar do të jetë Cen Krasniqi,drejtor i shoqatës së autizmit.

Për të folur për jetën e futbollistëve në karantinë i ftuar është Herolind Shala, futbollist i kombëtares & Klubi “ Vålereng”.


Sami Mazreku ,Drejtor  i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës është i ftuari i radhës, i cili do të flas për COVID -19 dhe industrina e sigurimeve.

Në këtë kohë pandemie shumë vullnetarë ndihmojnë qytetarët, për më shumë informata rreth këtyre aktiviteteve e ftuar është Uta Ibrahimi ,alpiniste, vullnetare.

E ftuar poashtu do të jetë Ermira Hamza, profesoreshë e gjuhës angleze e cila na tregon se si të argëtohen më shumë fëmijët gjatë kësaj peridhe që po qëndrojmë në shtëpi.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale