E moshuara ende në gjendje të rëndë, pozitive me Covid edhe një infermiere

E moshuara ende në gjendje të rëndë, pozitive me Covid edhe një infermiere

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ( QKUK), sot, janë të spitalizuar gjithsej 60 pacientë.

Prej tyre, me Covid -19 janë gjithsej 44 raste, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për 6 raste, kurse 10 raste kanë rezultuar negativ për Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacienteve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

44 raste të infektuar me Covid -19, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25 mars vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe një infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv.

Të katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetëizoluar në shtëpi.


MË SHUME NGA Aktuale