Overmars: Mos u fshihni pas UEFA-s, Eredevise ka marrë fund!

Overmars: Mos u fshihni pas UEFA-s, Eredevise ka marrë fund!

Marc Overmars është i qartë: futbolli në Holandë duhet të ndalet. 

“Pse tani flitet për para dhe jo për shëndetin publik? Shpresova që KNVB do të merrte një vendim të pavarur, por ata fshihen pas vendimit të UEFA-s.

Klubet duan qartësi dhe mendoj se Eredivise nuk duhet të luhet më. Eredevise ka vdekur, jeta është jashtë. Kryeministri Mark Rutte e tha që kjo kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha mes të tjerash për De Telegraaf zyrtari i Ajax, i cili përmendi edhe rastin e Ziyech, që më 1 korrik kalon te Chelsea dhe kështu nuk mund të luajë me ta pas vendimit që kampionatet të rinisin në qershor.

Overmars nuk e pëlqen idenë që të luhet gjithë verës dhe më pas sezoni i ardhshëm të ngjishet shumë dhe të ketë më pak pushime dimërore. “E fillojmë në tetor më së shpejti kampionatin dhe sezoni duhet të përfundojë shpejt për shkak të EURO 2021.

Parashikoj një kaos të ndeshjeve në pushimin e dimrit. Çfarë të bëjmë nëse kemi një dimër të fortë? Apo një stuhi si këtë sezon? Do të këtë një mbingarkesë shumë të madhe”, shton Overmars, i cili më pas flet edhe në lidhje me dëmet financiare.

“Ne nuk jemi aq të varur nga paratë e TV-ve në Holande, si në Spanjë, Angli, Itali dhe Gjermani. Mendoj se vendet e mëdha i kanë bërë presion UEFA-s që të vazhdohet të luhet futboll me çdo kusht. Edhe UEFA përfiton nga kjo, pasi humb miliona euro nëse nuk luhet Champions League”, përfundon Overmars.