De Bruyne, Ozil dhe Beckham: Kush janë yjet që “fshihen” pas golave?

De Bruyne, Ozil dhe Beckham: Kush janë yjet që “fshihen” pas golave?

Golashënuesit në futboll, marrin gjithmonë vëmendjen më të madhe, por dhe ata që japin pasimin final, kanë merita absolute. 

Emra si Ozil, David Silva, Fabregas e Beckham na kanë mrekulluar me pasimet e tyre. Të arrish 50 asiste në Premier League, nuk është një mision i lehtë, por disa yje ia kanë dalë.

Kevin De Bruyne, ka arritur në këtë kuotë në vetëm 123 ndeshje, duke u bërë lojtari që arrin më shpejt këtë shifër. Mesut Ozil është i dyti, me fantazisti turko-gjerman që arriti në 50 asiste brenda 141 ndeshjesh.

I treti është Eric Cantona, me legjendën e Manchester United që arriti kuotën brenda 143 ndeshjes. Kësaj liste, i shtohen edhe Fabregas, David Silva, David Beckham dhe Thierry Henry. Premier League ka pasur dhe ka shumë yje në gjirin e saj.