Mustafa: Ballafaqimi me COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet

Mustafa: Ballafaqimi me COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha se LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të respektuar,
Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet. 
Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit. 
Do të trajtohen  të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.  
Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera. IM