Foshnja pesëmuajshe infektohet me koronavirus në Kamenicë

Foshnja pesëmuajshe infektohet me koronavirus në Kamenicë

Një foshnje pesëmuajshe është prekur nga koronavirusi në Kamenicë, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se foshnja po qëndron në shtëpi, dhe se ka dalë pozitive në mesin e 11 personave të testuar të mërkurën nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

‘’Në listën e personave të prekur me COVID-19, që kemi pranuar dje në klinikë, në mesin e 11 personave ka qenë edhe një foshnje pesë muajshe’’, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu ka thënë se gjendja shëndetësore e pacientëve është e mirë, dhe se vetëm njëri nga ta është shtrirë në Klinikën infektive.

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 125 persona të prekur dhe një të vdekur me koronavirus.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje./REL


MË SHUME NGA Aktuale