Abdixhiku dhe Abbott flasin për Coronavirusin
BKT
Lajme

Abdixhiku dhe Abbott flasin për Coronavirusin

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjtën priti në takim Ambasadorin Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Temë kryesore e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e COVID-19 si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.

Sipas njoftimit, ambasadori Britanik e përgëzoi ministrin Abdixhiku për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për 2 javë, në mënryë të organizuar.


MË SHUME NGA Lajme