“Nxehët” gara mes Chelseas dhe Arsenalit për Umtitin
BKT
Sport

“Nxehët” gara mes Chelseas dhe Arsenalit për Umtitin

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Chelsea janë të interesuar të transferojnë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, raporton ‘Mundo Deportivo’.

26-vjeçari duket se është i vendosur që gjatë kësaj verë të largohet nga skuadra katalonase.

“Balugranat” thuhet se janë të gatshëm ta shesin lojtarin, i cili nuk po gjen hapësirë të madhe në skuadrën e trajnerit Setien.

Siç raportohet, dy gjigantët e Premier Leagues, do të bëjnë garë të “nxehtë” gjatë kësaj verë për Umtitin.