17:12 / 02.04.2020
Lajçak ende nuk ka nisur punën si i dërguar i BE për dialogun Kosovë-Serbi
Miroslav Lajçak as sot nuk ka nisur punën në pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Kështu kanë bërë të ditur nga Bashkimi Europian.
”Procedura në Këshill nuk është përfunduar ende”, është shprehur Peter Stano zedhënës i BE-së në një përgjigjie për klankosova.tv.
Ai po ashtu deklaroi se pasi të përfundojë procedura, Këshilli do të bëjë një njoftim.
Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë.
Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.























