Edhe një rast i ri me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se një person sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Sipas njoftimit, sot janë testuar 58 pacientë të dyshimtë nga Klinika Infektive dhe Klinika e Pulmologjisë, ku një prej të cilëve ka rezultuar pozitive.
“Do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së nëse njerëzit nuk iu përmbahen masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare.























