Munishi: Tani është koha që Rashica të transferohet në një skuadër të madhe
BKT
Sport

Munishi: Tani është koha që Rashica të transferohet në një skuadër të madhe

Ismet Munishi është një nga personazhet më të spikatura të futbollit në Kosovë.

Aktualisht trajner i skuadrës së Ballkanit, që kryeson IPKO Superligën e Kosovës, Munishi tregon për “FanZone” se si vendosi ta aktivizonte te Vushtrria Milo Rashicën, kur ende nuk i kishte mbushur 16 vjeç.

“Milotin kemi filluar ta aktivizojmë ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi inkuadruar vetëm në pjesën e dytë, pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizuar 90 minuta. Që atëherë e kemi vërejtur se kishte predispozita për t’u bërë lojtar i madh, e ka përkrahur e gjithë skuadra. E ka përkrahur i gjithë qyteti, pasi të gjithë e kemi ditur se kemi një futbollist të madh”, tha ai.

“Është krenari ta shohësh atë në Bundesligë. Tani po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe, që të tregojë vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës”, theksoi Munishi.

Nofka “Baba i futbollit”: Unë e kam një nofkë të trashëguar jashtë futbollit, por është transferuar edhe në futboll tashmë. Tani po mundohem me e mbajt. Është pak vështirë, por tani duhet me mbajt”.