22:34 / 02.04.2020
Asnjë pjesëtar i FSK-së nuk është i infektuar me koronavirus
Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se deri më tani në Kosovë janë 126 persona të infektuar me COVID-19.
Në mesin e të infektuarve me koronavirus janë edhe tri infermiere të Klinikës Infektive, një pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Mirëpo fatmirësisht deri më tani asnjë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk është i infektuar me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.
“Deri më tash si ministri dhe FSK, nuk kemi asnjë person të infektuar ose të dyshuar”, ka thënë Shala për lajmi.net.
Kujtojmë se deri më tani përveç 126 të infektuarve me koronavirus, në Kosovë kanë arritur të shërohen dhjetë persona kurse një person ka ndërruar jetë.























