Mbipesha ndikon në kujtesë
Sharr Travel

Mbipesha ndikon në kujtesë

Pesha e tepërt ndikon mbi memorien e femrës. Pra, listës së problemeve që vijnë nga mbipesha apo obeziteti i shtohet edhe një tjetër, problemet me kujtesën afatshkurtër.

Ose ajo që na lejon të kryejmë aktivitetet normale të ditës, si një faturë për të paguar, apo një takim. 

Studimi i Universitetit të Kalifornisë ka vrojtuar 4769 individë të një moshë mesatare 29 vjeç dhe është ekzaminuar pikërisht ky funksion i mendjes, memorja afatshkurtër. 

Dhe rezultoi se dobësimi i kujtesës afatshkurtër pëson ngadalësim të dukshëm në proporcion me shtimin e kilogramëve. 

Kjo nuk është hera e parë që studimet konfirmojnë se mbipesha ndikon mbi sferën konjitive të individit, por në këtë rast kërkimi ishte më specifik.