Pacientja me coronavirus kishte qëndruar dy ditë në spitalin e Prizrenit

Pacientja me coronavirus kishte qëndruar dy ditë në spitalin e Prizrenit

Komuna e Prizrenit është prekur po ashtu nga pandemia e coronavirusit. Deri më tash në këtë komunë janë konfirmuar tri raste, ku rasti i fundit është ai në fshatin Korishë të Prizrenit.

Personi i infektuar me Covid-19 është e gjinisë femër ndërkaq Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se ende nuk dihet burimi i infektimit të kësaj pacijente.

Ramadani: Situata me coronavirus në të gjitha komunat është në menaxhim, në Korishë po hulumtojnë burimin e infeksionit  

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, drejtori i këtij spitali, Dr. Afrim Avdaj.

Ai ka thënë se mjekët të cilët kanë pasur kontakte me pacienten kanë qenë me veshje mbrojtëse.

“Ajo ka qenë e hospitalizuar tek ne, janë konsultuar mjekët kompetent si pulmologu, mjeku raminator dhe kardiologu dhe pastaj është marrë vendim që pacientja të transferohet në klinikën infektive në QKUK. Mjekët gjatë komunikimit dhe kontakteve me pacientin kanë qenë me veshje mbrojtëse. Pacientja ka qëndruar dy ditë në spital tek ne”, ka thënë Avdaj.

Avdaj ka theksuar se pacientja ka pasur probleme me mushkëri dhe disa ankesa të tjera në zemër, mirëpo gjendja e saj ka qenë stabile.

“Ka pasur probleme me mushkëri por nuk ka qenë ndonjë problem kronikë, dhe ankesa të tjera në zemër. Gjendja e pacientes ka qenë stabile ka qenë pa respiratorë, pra nuk ka qenë e nevojshme vendosja e maskave raminatore dhe respiratore”, ka deklaruar Avdaj.