Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, i cili do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Merita Emini Sadiku, endokrinologe, interniste, e cila do të na njoftojë më hollësisht për diabetin dhe COVID-19.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Boga do të jetë Vlora Nikçi, aktore, e cila do të flasë për pandeminë e koronavirusit, "rri n'shpi".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























