Yjet e futbollit reagojnë ndaj mjekëve francezë
BKT
Sport

Yjet e futbollit reagojnë ndaj mjekëve francezë

Një deklaratë televizive e dy mjekëve francezë, që sugjeronin testimin e vaksinës së koronavirusit në Afrikë, atje ku nuk ka as respiratorë dhe as maska, ka shkaktuar reagimin e ashpër të disa prej yjeve afrikanë të futbollit.

Deklarata e Jean Paul Mira, Shef i Shërbimit Reanimator në spitalin Cochin në Paris dhe Camilel Locht, drejtor i Inserm, janë cilësuar si raciste dhe kanë bërë xhiron e rrjetit, duke provokuar indinjatën e afrikanëve.

“Bij kurvash, jeni copa m…. Afrika nuk është parku juaj i lodrave”, shkroi sulmuesi i njohur kamerunas, Samuel Eto’o, i cili ka pasur një karrierë të lavdishme në Spanjë e Itali,me klube si Interi e Barcelona, ku arriti të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

“Është absolutisht e pakonceptueshme, që duhet të vazhdojmë t’u durojmë. Afrika nuk është laborator testimesh, ndaj mos i merrni afrikanët për kavie. Liderët afrikanë kanë detyrimin të mbrojnë popujt e tyre nga konspiracione të tilla”, shkroi Didier Drogba.