Barcelona zbulon çmimin që kërkon për Rakitic
BKT
Sport

Barcelona zbulon çmimin që kërkon për Rakitic

Barcelona dëshiron se paku 20 milionë euro për mesfushorin, Ivan Rakitic.

Kroati ishte afër për tu larguar nga “Camp Nou” gjatë verës, mirëpo asnjë skuadër nuk pranoi të pagoi vlerën e kërkuar prej 50 milionë euro.

Mirëpo, meqenëse lojtarit i ka mbetur vetëm një vit në kontratë, atëherë çmimi është zvogëluar në 20 milionë euro.

Sipas mediave britanike, Manchester United është i gatshëm të paguajë vlerën e kërkuar gjatë verës.

Por interesim kanë edhe Juventus, Inter e Sevilla.