UEFA u reagon ligave evropiane: Mos u nxitoni me vendime
BKT
Sport

UEFA u reagon ligave evropiane: Mos u nxitoni me vendime

UEFA është detyruar që t’iu reagojë shtëpive të kampionateve evropiane.

Kampionate të ndryshme kanë dalë me vendime të nxituara (Belgjika suspendoi kampionatin) sipas UEFA, duke bërë që të ketë një reagim nga kjo e fundit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë u ka bërë thirrje kampionateve që të mos marrin vendime të nxituara.

“Vetëm një koordinim i jashtëzakonshëm nga të gjithë organizatorët do të ndihmonte futbollin evropian në këtë krizë, për t’u rikuperuar në të gjitha asetet dhe kompeticionet”, ka shkruar Ceferin në letrën e tij, transmeton lajmi.net.

“Anulimi i kampionateve duhet të jetë gjëja e fundit, kur të mos ketë më alternativa për fundin e sezonit”, ka shtuar ndër shumë të tjera presidenti i UEFA.

Sot, Premierliga ka suspenduar kampionatin për kohë të pacaktuar, dhe të gjitha kampionatet janë në pritje për atë se si duhet vepruar tutje.

Rreziku vazhdon të jetë i madh që të gjitha kampionatet të suspendohen.