Real Madrid e do Ruiz, e konfirmon agjenti
BKT
Sport

Real Madrid e do Ruiz, e konfirmon agjenti

Real Madrid është i interesuar për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Alvaro Torres për kanalin Canal Sur Radio.

Torres ka thënë se “Los Blancos” kanë interesim, por spanjolli është i koncentruar te “Napolitanët”.

“Disa klube të rëndësishme kanë pyetur, ka kaluar tre sezone në nivelin e lartë”.

“Është e vërtetë që Reali ka interesim, por për momentin është i koncentruar në skuadër. Do shohim çfarë do ndodh në verë”, deklaroi ai.

Kartoni i Ruiz prek vlerën e 80 milionë euro.