Dy vite më parë fenomeni Cristiano Ronaldo ‘pushtoi’ Torinon
BKT
Sport

Dy vite më parë fenomeni Cristiano Ronaldo ‘pushtoi’ Torinon

Dy gola, një asist dhe një kryevepër e paharrueshme: Këto ishin statistikat e Cristiano Ronaldos në takimin kundër Juventusit në transfertë.

Ylli portugez, bëri një ndeshje të madhe kundër ekipit të tij aktual, duke marrë duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në “Juventus Stadium”.

CR7 preku në total 49 topa, por kaq i mjaftuan që të jetë protagonist absolut. 26 pasime të kompletuara (79% të sakta), 7 gjuajtje (3 në kuadrat), 3 driblime të suksesshme dhe 3 shanse të krijuara për gol.

Megjithatë, të gjitha këto statistika, eklipsohen nga kryevepra e shënuar në minutat e fundit të sfidës, për të vendosur rezultatin në 1-3.