19:31 / 03.04.2020
Ancelotti pas dyshes James e Bale
Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti është duke menduar t’i transferojë dy lojtarët e Real Madridit, Gareth Bale dhe James Rodriguez.
Sipas mediave spanjolle, tekniku italian dëshiron ribashkimin me dy lojtarët që më herët i ka stërvitur në “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, Reali është i gatshëm t’i shesë dy lojtarët, ngase nuk janë në planet e Zinedine Zidane.
Për dy lojtarët Reali kërkon nga 40 milionë euro, ndërsa transferimi i Bale do jetë më i vështirë për shkak të pagesës së madhe që fiton te “Galaktikët”.























