Silva shtang Milanin: Dua të kthehem te…
BKT
Sport

Silva shtang Milanin: Dua të kthehem te…

Mbrojtësi veteran Thiago Silva rrëfen se një ditë dëshiron të kthehet te klubi i tij dashur brazilian Fluminense.

Për “SporTV” futbollisti i PSG-së nuk saktëson momentin kur do të rikthehet te Fluminense, por është i bindur se një ditë do të luajë sërish për ta.

Në këtë mënyrë, ish-lojtari i Milanit paralajmëron se ndoshta mund të mos luajë sërish për “Djallin” pas këtij sezoni. Në “San Siro”, Silva pritet me entuziazëm të madh teksa i skadon kontrata me PSG-në gjatë verës.

“Është dëshira ime sepse në njërin nga momentet më të vështira të karrierës sime, Fluminense më hapi derën. Nuk e di se kur do të rikthehem, por jam i bindur se do ta vesh sërish një ditë fanellën e Fluminenses”, u shpreh futbollisti Silva.