20:31 / 03.04.2020
""Armata ruse" e dezinformimit filloi punën për Koronavirusin nga janari"
Analisti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “armata ruse” për shpërndarjen e lajmeve të rreme ka filluar aktivitetin e dezinforimimit për Koronavirusin prej janarit.
Ai ka folur të premtën në “RTK”.
“Sa i përket Koronavirusit, ia kanë filluar të postojnë nga janari. Kanë postuar kundër SHBA-së dhe kundër shteteve të BE-së. Rusia nuk zgjedhë mjete, ka qëllimin”, ka thënë ai.
“Rusia e ka një ushtri të tërë në botë për të plasuar lajme të rreme”.
Ai është shprehur se Rusia e përdorë vazhdimisht luftën hibride.























