20:56 / 03.04.2020
Hoxhaj: Larguam shumë lajme të rreme, mbyllëm shumë faqe
Mentor Hoxhaj, kryesues i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, ka thënë se deri më tash kanë shlyer shumë lajme të rreme dhe janë mbyllur shumë faqe.
Ai ka folur të premtën në “RTK”.
“Gjer më tani kemi larguar mijëra lajme nga rrjeti social Facebook dhe kemi mbyllur shumë faqe. Mediat duhet të prezantojnë burimin. Mediat nuk duhet marrë lajmin me ‘copy paste’. Kemi figura publike, të cilat kanë shpërndarë lajme jo të vërteta”, ka thënë ai.
Sipas tij, institucionet është mirë të senzibilizohen.























