Arsenali ‘blindon’ Ceballos
Klubi anglez, Arsenal dëshiron ta mbajë në skuadër edhe disa sezona Dani Ceballos.
Ceballos është duke luajtur te londinezët në formë huazimi nga Real Madridi, por sipas mediave britanike, “Topçinjtë” duan ta mbajnë akoma më gjatë lojtarin në skuadrën e Artetas.
Londinezët në javët e fundit të Premier League, kanë rikthyer rezultatet pozitive dhe tashmë ata janë në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, edhe pse sezoni ka javë që është ndërprerë për shkak të koronavirusit, transmeton Scanner.
Trajneri Arteta pëlqen Ceballos, në të cilin llogaritë të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, madje, siç raportohet, krerët e Arsenalit tashmë janë duke bërë gati kontratën e re afategjatë për lojtarin.
“Arsenali dëshiron ta mbajë në periudhën afatgjatë Dani Ceballos”, shkruajnë mediat në ishull. Ndryshe, spanjolli kërkohet nga Valencia dhe Betis.























