Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Dukagjin Zogaj, alergolog, i cili do të na njoftojë se si të mbrohemi nga alergjitë sezonale në kohë pandemie.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ankara do të jetë Shenaj Ramadani, drejtoreshë e Farmacisë në spitalin “Koru”, e cila do të flasë për situatën me COVID-19 në Turqi.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Kushtrim Mushica, sportist, i cili do të flasë për pandeminë e koronavirusit, "rri n'shpi".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























