​Situata në veri, reagon edhe OVL UÇK-së

​Situata në veri, reagon edhe OVL UÇK-së

Vendosja e komunave të veriut në karantinë me urdhër të Serbisë, ka shqetësuar edhe veteranët e luftës së UÇK-së.

Kryetari i OVL- UCK, Hysni Gucati përmes një statusi në FCB ka bërë përgjegjëse qeverinë e vendit për situatën e krijuar atje.

Ai ka kërkuar që të veprojë ligji edhe në atë pjesë të vendit, teksa ka kërkuar kontroll të plotë të shtetit në të gjithë territorin e vendit.

Ky është postimi i Gucatit:

Situata e krijuar në Komunat në Veri të Mitrovicës është e pa pranueshme, si mund të lejohet që në territorin e Kosovës të veprohet nën urdherin e Serbis, veriu i Mitrovicës duhet të veproj nën ligjin e njejtë që vlen për të gjith Kosovën.

Kjo është një neglizhenc e madhe e Qeveris dhe institucioneve tona, perballja me Pandemin Covid 19 nuk mund të na bëj qe ti mbyllim sytë para një shkelje të tillë, institucinonet tona duhet ta kenë nën kontroll Veriun e Mitrovicës sikurse gjith territorin e Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale