Qalaj: Kosova është shumë e qetë dhe e sigurt

Qalaj: Kosova është shumë e qetë dhe e sigurt

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj për situatën e sigurisë në Kosovë, ka thënë se e njëjta është e qetë duke iu falënderuar edhe qytetarëve.

“Nga aspekti i sigurisë, Kosova është e qetë dhe e sigurtë, duke iu falënderuar edhe qytetarëve tanë. Angazhimet e policisë janë të mëdha. Gjatë ditës ne bëjmë përcjelljen e qytetarëve  për në karantinën tek qendra e Studentëve, po ashtu në koordinim me institucionet tjera, mbajmë të izoluara edhe lokacionet që janë të përcaktuara nga institucionet e shëndetësisë. Angazhim i policëve është maksimal”, ka thënë ndër të tjerash Qalaj sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur së bashku me ministrin s Shëndetësisë, Arben Vitia.


MË SHUME NGA Aktuale