Nënkryetari i VV në veri: Marre për Qeverinë e Kosovës

Nënkryetari i VV në veri: Marre për Qeverinë e Kosovës

Lavdim Peci, zyrtari i lartë i Vetëvendosjes në pjesën veriore të Kosovës që mbanë pozitën e nënkryetarit të Asamblesë Komunale në Komunën e Zveçanit ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Duke folur në lidhje direkte nga veriu i Mitrovicës në lajmet qendrore në RTK, zyrtari i VV-së Lulzim Peci tha se gjatë gjithë ditës është përpjekur të komunikoj me partinë e tij Vetëvendosje dhe me Qeverinë por nuk i është lajmëruar askush.

“Marre është për Qeverinë e Kosovës çka janë tu ba. Këtu qytetarët janë duke vuajtur. Unë ju kam dërguar edhe letër zyrtare partisë dhe Qeverisë dhe deri të hanën i pres nëse smarr përgjigje kam me ju shku në Prishtinë”, ka thënë ndër të tjera zyrtari i lartë i VV nga Komuna e Zveçanit në veri të Kosovës.