Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Dukagjin Zogaj, alergolog, i cili do të na njoftojë se si të mbrohemi nga alergjitë sezonale në kohë pandemie.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Ankara do të jetë Shenaj Ramadani, drejtoreshë e Farmacisë në spitalin  “Koru”, e cila do të flasë për situatën me COVID-19 në Turqi.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Kushtrim Mushica, sportist, i cili do të flasë për pandeminë e koronavirusit, "rri n'shpi".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme