Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë dr.Valbon Krasniqi, infektolog, i cili do të na njoftojë për situatën në 24 orët e fundit me COVID-19 në Kosovë.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Fehmi Pajaziti, nënkryetar i sindikatës së punëtorëve të Keds-it, i cili do të flasë për Keds-in me mobilizim gjatë COVID-19.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Tirana do të paraqitet Anilda Nocka, mësuese e Jogas, e cila do të flasë për joga, magjia e bashkimit të trupit, mendjes dhe shpirtit.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Mytaher Haskuka, kryetar i komunës së Prizrenit, i cili do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.
Gazmend Ejupi, profesor, artist, do të na njoftojëmë hollësisht për galerinë online.
Reshat Sogojeva, gastronom, do të flasë për gastronominë COVID-19.
Ndërsa Besim Hasani, kryetar i KOK, do të na njoftojë për kampanjen dixhitale me rastin e ditës ndërkombëtare të paqes.
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, do të na njoftojë më hollësisht se çfarë moti na pret ditëve në vijim.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























