Sveçla vizitoi fshatrat e veriut të Kosovës

Sveçla vizitoi fshatrat e veriut të Kosovës

Gjatë vizitës në veri të vendit, u.d. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, kanë vizituar disa fshatra të Komunës së Zveçanit.

Me këtë rast, z. Sveçla ka biseduar me banorët e kësaj ane, ku i ka siguruar për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për këto fshatra, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të vendit. 
Shpërndarja e disa pakove ushqimore dhe higjienike, të siguruara nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës, u bë edhe për banorët e fshatit Boletin të Zveçanit, për të vazhduar më tej edhe në dy fshtatrat tjera. 

 


MË SHUME NGA Aktuale