​Moti për javën e ardhshme

​Moti për javën e ardhshme

Dita e hënë do të vijojë me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu. Gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell.

Nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave. Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqërojë gjatë gjithë javës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale