​Edhe 5 raste të reja me koronavirus - shkon në 145 bilanci i përgjithshëm

​Edhe 5 raste të reja me koronavirus - shkon në 145 bilanci i përgjithshëm

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 3 prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një me vendbanim në Gjakovë, një me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82-vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve d uke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve.


MË SHUME NGA Aktuale