Qalaj:Askush s`mund të veprojë kundër ligjeve në asnjë pjesë të Kosovës

Qalaj:Askush s`mund të veprojë kundër ligjeve në asnjë pjesë të Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë në T7 se Policia e Kosovës po kryen detyrat e saj në menaxhimin e situatës në veri ashtu si në të gjitha pjesët e vendit. Po ashtu, Qalaj tregon se a ka të prekur me koronavirus në personelin e Policisë.

‘’Fillimisht prej që kemi filluar me menaxhimin e situatës kemi shpërndarë efektivët tonë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Dhe kemi mbështetë me personel të gjithë zyrtarët policorë’’, thotë Qalaj.

 ‘’Siç e dini ministri i Shëndetësisë së bashku me kryetarët e komunave të veriut kanë marrë vendim që të vendosen dy komuna në veri në karantinë në mënyrë që të ndalohet lëvizja dhe të mos kemi shpërndarje të pandemisë. Është angazhuar një numër i madh i zyrtarëve dhe qytetarët e respektojnë vendimin, nuk kemi ndonjë incident. Zyrtarët policorë nuk kanë detyra specifike, ato janë të njëjta me komunat tjera të karantinuara’’, thotë ai.

‘’Kemi dy raste në Policinë e Kosovës që janë të prekur me virus, dhe kemi në numër të madh që janë në izolim. Meqenëse shumë prej personelit kanë ardhru nga ajshtë, ata janë futur në karantinë dhe presim që kur të mbarojë periudha e karantinitimit të rifillojnë punën’’

Qalaj tregon edhe gjendjen në veri të Mitrovicës, dhe i përgjigjet pyetjes se a ka aktivitete nga strukturat paralele në veri.

‘’Në asnjë pjesë të vendit askush nuk mund të veprojë në kundërshtim me ligjet e Kosovës. Policia po kryen detyrat e veta në që dalin nga mandati i policisë. Në asnjë moment nuk do lejojmë që dikush të kryejë aktivitete ilegale në asnjë pjesë të vendit. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me AKI’në’’, tregon Qalaj.