Abrashi: Më shqetëson që Kosova ka bërë shumë pak testime për COVOD-19

Abrashi: Më shqetëson që Kosova ka bërë shumë pak testime për COVOD-19

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi, duke folur për situatën aktuale për shkak të pandemisë COVID19, ka thënë se testimet nga 8 shkurti janë pak.

 

” Praktika e vendeve tjera, posacërisht atyre shteteve që po trajtojnë me sukses, pandeminë Covid 19, tregon se sa më shumë teste, aq më shumë të infektuar janë zbuluar, duke organizuar kështu më mirë sistemin shëndetësor dhe ngarkesat eventuale.

Një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë përballjes me Covid 19, përpos mbajtjes së distancës e higjienës, është rekomandimi për teste të vazhdueshme, nga ana e institucioneve. Qeveritë në mbarë globin janë të udhëzuara të bëjnë teste, në numër sa më të madh të mundshëm, madje kjo njihet me sloganin “test test test””, shkruan Abrashi në Facebook.

Ai thotë se sot Qeveritë e vendeve që e trajtojnë seriozisht Covid 19, kanë targete shumë optimiste të testimeve, psh. Britania synon 100.000 teste në ditë; kur Italia ka rrit numrin e testimeve, e kanë stabilizuar situaten.

Ajo cka më shqetëson, është se Kosova ka bërë shumë pak testime për Covid 19.