Mjeku nga Malisheva kërkon më shumë mbështetje nga Qeveria për këtë komunë
BKT
Lajme

Mjeku nga Malisheva kërkon më shumë mbështetje nga Qeveria për këtë komunë

Mjeku nga Malisheva, Jeton Bytyçi, i cili punon në QKUK, ka bënë thirrje në drejtim të institucioneve që të kthehen sytë nga Malisheva, pasi siç ka thënë, vetëm Tirana nga vendet ku jetojnë shqiptarët është e prekur më shumë nga pandemia e Koronavirusit.  

Sipas tij, kapacitetet shëndetësore të asaj komune për ta përballuar pandeminë janë të varfëra. 

Postimi i plotë në Facebook:

Malisheva është goditur më së rëndi deri sot nga Coronavirusi. Qyteti i dytë në trojet shqipëtare pas Tiranës per nga numri i rasteve pozitive me Covid-19. Është e papranueshme dhe tejetë dëshperuse që Qeveria nuk është duke perkrahë në masë të duhur Komunën e Malishevës në këtë kohë krize. Kam shërbyer ne Malishevë si Mjek per disa vite dhe e di sa janë kapacitetet shëndetesore per të perballuar këtë krizë e vetme! Si mjek dhe si qytetar, ju lutem ktheni sytë nga Malisheva!

#Rrinshpi


MË SHUME NGA Lajme