David Silva po e mbyll me Manchester Cityn, Milani mes pretendentëve
BKT
Sport

David Silva po e mbyll me Manchester Cityn, Milani mes pretendentëve

David Silva do të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re larg nga “Etihad”.

Spanjollit i përfundon kontrata me “Qytetarët” dhe skuadra e radhës për të cilën ai do të firmosë do të ketë mundësinë që ta afrojë me parameter zero. Pikërisht nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë edhe drejtuesit e Milanit, që janë gati t’i bëjnë një ofertë spanjollit. Gjithashtu një destinacion i mundshëm për David Silvan mund të jetë Katari ndërkohë që Valencia mendon ta kthejë në “Mestalla”.

Pasiguria për rifillimin e Premier League rrezikon që organizimi i një feste lamtumire për të të ndërlikohet. Në fakt, tifozët do të donin ta nderonin në mënyrën më të mirë një nga simbolet e dekadës së fundit të “qytetarëve”.

Sipas “Corriere dello Sport, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për të nënshkruar mespanjollin gjatë verës.

Silva ka marrë propozime edhe nga Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham, i gatshëm për ta bërë të artë fazën e fundit të karrierës së mesfushorit të talentuar. Gjithsesi, 34-vjeçari nuk do të përçmonte një përvojë stimuluese në Itali, me një klub të madh e historik, pavarësisht aktualitetit.