Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Lorrach, Gjermani do të jetë Shukri Ymeri, kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, i cili do të flasë për pandeminë COVID-19 dhe lobin Euro-Atlantik Shqiptar.

Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Ilir Dragusha, mjek, i cili do të na njoftojë për platformen mjekësore “NETDOKTORI”.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit, i cili do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.

Besnik  Vasolli, ekspert i integrimeve evropiane do të na njoftojë më hollësisht për ndikimi i 
COVID-19 dhe krizës politike në proceset integruese.

Ndërsa Nezahat Salihu, drejtoreshë  e SOS fshatrave të fëmijëve, do të flasë për menaxhimin e pandemisë.

Po ashtu lidhje të drejtpërdrejtë por nga Ankara do të paraqitet Emine Muharremi, specialiste e ushqimit, e cila do të flasë pë ushqime të ndryshme, "#RRI N'SHPI", shijo ushqime të shëndetshme. 

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme