Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Lorrach, Gjermani do të jetë Shukri Ymeri, kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, i cili do të flasë për pandeminë COVID-19 dhe lobin Euro-Atlantik Shqiptar.
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Ilir Dragusha, mjek, i cili do të na njoftojë për platformen mjekësore “NETDOKTORI”.
Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së Deçanit, i cili do të flasë për moblizimin e komunës për menaxhimin e pandemisë.
Besnik Vasolli, ekspert i integrimeve evropiane do të na njoftojë më hollësisht për ndikimi i
COVID-19 dhe krizës politike në proceset integruese.
Ndërsa Nezahat Salihu, drejtoreshë e SOS fshatrave të fëmijëve, do të flasë për menaxhimin e pandemisë.
Po ashtu lidhje të drejtpërdrejtë por nga Ankara do të paraqitet Emine Muharremi, specialiste e ushqimit, e cila do të flasë pë ushqime të ndryshme, "#RRI N'SHPI", shijo ushqime të shëndetshme.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























