I urreni kolegët dhe arsye të tjera pse s’jeni të lumtur në punë
Puna duket se nuk po ju ecën dhe aq mirë tani, por e mbani mend sa të lumtur ishit kur e fituat punën në fillim? Tani lumturisë për ndryshim dhe arritje i ka ardhur fundi dhe ju e gjeni veten në një gjendje të pakënaqësisë në punë.
Pse jeni të pakënaqur në punë? Ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur në rolin tuaj të punës dhe është e lehtë t’ua lini fajin njerëzve të tjerë ose gjërave që janë jashtë kontrollit tuaj. Por, cila është arsyeja e vërtetë që nuk jeni të lumtur?
Dhe pse nuk jepni dorëheqjen? Kjo është gjithmonë lëvizja, apo jo? Nuk ju pëlqen puna juaj, jepni dorëheqjen dhe gjeni një tjetër. Por pas disa punësimesh, ju zbuloni se problemi nuk është puna, pa marrë parasysh se çfarë pune bëni, përfundohet gjithmonë në këtë situatë. Edhe sikur kjo punë të ishte puna e ëndrrave tuaja, realiteti i ashpër do t’ju përplaset para syve. Dhe në realitet, jo të gjithë ne thjesht mund të braktisim punët tona dhe të mendojmë për punën tonë të ëndrrave, ne përballemi me jetën dhe përgjegjësitë.
Kështu që në këtë artikull BusinessMag ju sjell 8 arsyet kryesore pse njerëzit janë të pakënaqur në punë dhe çfarë duhet të bëjnë në lidhje me të për t’ju ndihmuar të ecni drejt një jete më të lumtur në pozicionin tuaj aktual të punës.
Ju e urreni shefin tuaj
Jo të gjithë e pëlqejnë shefin e tyre. Ne të gjithë ëndërrojmë për këtë shef të përsosur që nuk mikromenaxhon dhe nuk është i paaftë. Por, askush nuk është perfekt, madje as shefi juaj i ëndrrave. Shefi juaj kontrollon mjedisin tuaj të punës, organizon punën, përcakton pozicionin tuaj të punës dhe është personi kryesor mbështetës nëse keni një problem. Por, nëse keni një problem me shefin tuaj, është koha të merrni disa përgjegjësi dhe të bëni diçka në lidhje me të. Ju nuk jeni përgjegjës për sjelljen e shefit tuaj, por ju mund të kontrolloni reagimet, veprimet dhe qëndrimin tuaj për të ecur përpara.
Nëse shkoni në zyrë çdo ditë duke u angazhuar të urreni shefin tuaj, nuk ka vend për rritje ose ndryshime të rrethanave. Ju duhet të vendosni të gjeni një mënyrë për ta bërë këtë punë. Më poshtë janë 3 gjërat që mund të bëni për t’ju ndihmuar të merrni kontrollin e lumturisë tuaj në punë:
Diskutoni problemet tuaja me shefin dhe gjeni një mënyrë që të dy të mund të punoni së bashku. Bëhuni ekip dhe krijoni një plan në mënyrë që të dy mund të punoni dhe të mos shqetësoni njëri-tjetrin.
Përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit me ta. Ne të gjithë komunikojmë në mënyra të ndryshme, ju duhet të gjeni një mënyrë për ta parë atë në sy. Zbuloni se si ata komunikojnë dhe mësoni të komunikoni në atë mënyrë që ata t’ju përgjigjen më mirë, sepse ndihen se dëgjohen dhe kuptohen nga ana juaj.
Bëni hapa përpara. Nëse nuk mund të gjeni gjuhën e përbashkët me shefin tuaj dhe ata vazhdojnë t’ju mbyllin dyert, gjeni një mënyrë për të punuar rreth tyre, në mënyrë që nuk do t’ju duhet të mbështeteni tek ata. Merrni më shumë përgjegjësi.
2. Ju urreni kolegët tuaj
Ne të gjithë kemi kolegë që nuk na pëlqejnë, por lumturia jonë varet nga ambienti rreth nesh dhe nëse kalojmë 40+ orë të javës në një mjedis që nuk na bën të lumtur, do të ndihemi të pakënaqur.
Kolegët luajnë një pjesë të madhe në këtë. Si krijesa sociale, ne dëshirojmë bashkëveprimin shoqëror dhe jemi të detyruar të shoqërohemi me kolegët tanë thjesht ngaqë jemi në të njëjtin ambient. Nëse jemi të rrethuar nga njerëz negativë që nuk na bëjnë të ndihemi mirë me veten, pas kësaj vjen pakënaqësia dhe një rënie në vetëbesim.
Çfarë mund të bëjmë për këtë? Kemi dy mundësi kur kemi të bëjmë me kolegë të bezdisshëm:
Ndryshoni qëndrimin tuaj rreth tyre. Kuptoni se gjërat që ju bezdisin nga kolegët tuaj janë thjesht pasqyrim i gjykimit tuaj të brendshëm. Për shembull, ju nuk mund të kontrolloni veprimet e tyre (gënjeshtrat e bardha), por ju mund të kontrolloni reagimet tuaja (komenti juaj shumë i qartë i syve). Në vend që t’u përgjigjeni negativisht atyre, ndryshoni narracionin në një gjykim më pozitiv dhe hiqni dorë nga gjykimet negative.
Shmangini ata. Disa njerëz janë thjesht të pandreqshëm, nëse nuk mund t’i ndryshoni ose t’i pranoni për atë që janë, thjesht shmangini ata me çdo kusht. Kërkoni të ndryshoni zyrën nëse është e nevojshme. Gjeni një mënyrë për të mos qenë pranë tyre nëse po ju shkaktojnë kaq shumë dhimbje dhe stres.
Puna juaj nuk është argëtuese ose shpërblyese
Puna juaj nuk do të jetë gjithmonë argëtuese; dhe kur ajo nuk bëhet më shpërblyese, ju do të ndiheni të pakënaqur. Qeniet njerëzore lulëzojnë në shpërblime dhe argëtim dhe ne e duam konkurencën. Duke e bërë argëtuese dhe shpërblyese ambientin tuaj të punës, do të filloni të shijoni të shkuarit në punë.
Si mund ta bëni punën tuaj më argëtuese dhe shpërblyese?
Mund të provoni të krijoni lojëra për veten dhe kolegët tuaj.
Krijoni një sistem shpërblimesh, kështu që nëse përmbushni një objektiv apo qëllim, ju merrni një kafe ose një trajtim tjetër të vogël.
3. Ju nuk besoni në punën që po bëni
Kjo është një nga arsyet thelbësore që nuk jeni të kënaqur në një pozicion pune; ju po jetoni jashtë vlerave tuaja thelbësore. Nëse pozicioni juaj i punës nuk përputhet me vlerat tuaja themelore, atëherë do të jeni të trishtuar.
Mësoni cilat janë vlerat tuaja themelore dhe gjeni një mënyrë që ato të përafrohen me rolin tuaj të punës, duke bërë kështu të ndryshoni motivimin që ju shtyn të bëni punën tuaj. Për shembull, për të ndihmuar njerëzit ose për të zgjidhur problemin.
Dhe nëse nuk mundeni, ndoshta është koha që të filloni të konsideroni një ndryshim në karrierë në një punë që gjithmonë keni dashur të bëni thellë brenda jush.
4. Ju ndiheni sikur keni ngecur në pozicionin tuaj të punës dhe jeni mërzitur
Me punën tuaj nuk po shkoni askund dhe ndiheni sikur po humbi kohën tuaj kot, duke u ndjerë plotësisht e paplotësuar. Ne duam të ndihemi të sigurt, por gjithashtu duam të përparojmë, mërzitemi me të njëjtat gjëra të vjetra, duam sfida dhe gjëra të reja për të bërë. Nëse thjesht po bëni të njëjtën gjë, ditë pas dite, do të ndiheni të pakënaqur, kështu që çfarë mund të bëni në lidhje me të?
Bëni kërkesë për një rritje në detyre ose kërkoni sfida të reja nga shefi juaj.
Gjeni mënyra për ta bërë atë më argëtues dh
e emocionues.
Shikoni vërdallë për një rritje në një firmë tjetër.
5. Ju nuk paguheni sa duhet
Ju nuk po paguheni mjaftueshëm për punën që po bëni dhe kjo po ju bën të ndiheni të pakënaqur, sepse ndërsa po punoni fort për punën ju nuk po vlerësoheni sa duhet. Po të vlerësoheshit mjaftueshëm, nuk do të ndiheshit se nuk po ju paguajnë sa duhet.
Njerëzit të cilët janë të pakënaqur, sepse ndihen se nuk paguhen mjaftueshëm, stresohen për para, po punojnë shumë dhe kjo po kalon pa u vënë re dhe nuk vlerësohet. Komponenti kryesor këtu është stresi. Rritja e faturave dhe shpenzimeve në jetën e tyre personale, streset e jetës së përgjithshme, gjithnjë e më shumë punë po hyjnë dhe po bëhen të pa pranueshme dhe ju ndiheni sikur ju duhet një shpërblim për trajtimin e gjithë këtij stresi.
Këtu janë gjërat që mund të bëni për të ndezur lumturinë kur ndiheni se nuk po ju paguajnë mjaftueshëm.
Rindizni pasionin tuaj me punën tuaj, gjeni kuptim në të dhe shihni rezultatet që po krijoni. Çdo ditë bëni një ndryshim. Filloni të shikoni se si po ndikoni tek njerëzit e tjerë dhe filloni të vlerësoni veten për ta bërë këtë.
Kërkoni një rritje rroge. Opsion i thjeshtë, por që nuk bëhet kurrë.
Nëse nuk po ju paguajnë mjaftueshëm dhe nëse nuk ka vend për rritje, atëherë unë sugjeroj të gjeni mënyra për të ulur nivelin e stresit tuaj. Provoni gjëra të tilla si meditimi, ushtrime apo aktivitete që iu lehtësojnë nga stresi që mund të zvogëlojnë ndjenjën e nënvlerësimit sepse jeta juaj është shumë më shumë sesa thjesht të punoni për para.
6. Ju jeni tepër të mbingarkuar
Të gjithë ne ngarkohemi shumë nga puna ndonjëherë dhe në një moment të caktuar presioni dhe stresi na mbysin; veçanërisht pasi kemi sakrifikuar jetën tonë personale vetëm për të provuar dhe qëndruar në krye të kësaj ngarkese pune gjithnjë në rritje.
Nëse ndiheni të mbingarkuar, duhet të mësoni disa truke në mënyrë që të mos bini pre e punës tuaj:
Ndaloni të ndihmoni në mënyrë të panevojshme, të paktën derisa të ndiheni se po punoni mjaftueshëm. Filloni të thoni jo për çdo gjë që nuk është me rëndësi jetike.
Gjeni një mënyrë për të automatizuar ose zvogëluar ngarkesën tuaj të punës. Delegoni, punësoni staf të ri, merrni programe për të automatizuar pjesë të pozicionit tuaj të punës.
Vazhdoni të mbani shëndetin tuaj mendor si prioritet, sigurohuni që po bëni gjërat e nevojshme për ta mbajtur atë nën kontroll, cilido qoftë pozicioni juaj.
Vendosni kufij. Puna nuk duhet të jetë jeta juaj, nëse thoni që po punoni jashtë orarit zyrtar, vendosni kufij të rreptë, sepse kjo botë moderne që përparon teknologjikisht do t’i shtyjë ato. Nëse mbaroni punën, mos kontrolloni e-mailet, largohuni nga zyra, shkoni të bëni diçka rekreative për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të pushoni.
7. Ju po ndiheni vërtet të pavlerësuar në punë
Një nga elementët kryesorë që motivon njerëzit është nevoja jonë për mirënjohje dhe nëse kjo realizohet, do të ndiheni të pakënaqur. Ju mund të provoni të merrni vlerësimin nga bashkëpunëtorët dhe shefat tuaj, por kjo nuk është kurrë aq e kënaqshme sa duket dhe mirënjohja dhe vlerësimi i marrë nuk është mjaft autentik.
Atëherë, çfarë mund të bëni për këtë pasi nuk mund të kontrolloni askënd në lidhje me shprehjen e vlerësimit të punës suaj të palodhur?
Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni në zyrë. Krijoni një iniciativë për t’u treguar të gjithë të tjerëve që vlerësohen. Filloni një kulturë vlerësimi dhe mirënjohjeje, filloni t’i falënderoni njerëzit dhe të vini re punën e tyre. Dilni nga rruga juaj për ta bërë dikë tjetër të ndihet i vlerësuar, sa më shumë ta bëni këtë, aq më i mirë do të bëhet ambienti juaj.
Nëse i trajtoni të gjithë me vlerësim dhe bëni një përpjekje, ata me siguri do të bëjnë një përpjekje për t’ju vlerësuar. Dikush thjesht duhet të nisë zinxhirin, pse nuk duhet të jesh ti?
Të gjitha këto çështje gjithashtu mund të zgjidhen duke lënë punën tuaj dhe të gjeni një punë tjetër. Ndonjëherë puna juaj thjesht ju konsumon, shefi juaj është thjesht i padurueshëm, pa marrë parasysh sa pozitiv jeni, njerëzit janë gjithmonë jo vlerësues dhe negativë dhe ju me të vërtetë nuk po paguheni mjaftueshëm.























