Nuk respektuan masat, policia ndaloi 63 persona

Nuk respektuan masat, policia ndaloi 63 persona

Policia ka shoqëruar 63 persona në tërë vendin për shkak të shkeljes së urdhrave qeveritarë, sidomos të kufizimit të lëvizjes.

Shifra më e lartë e të shoqëruarve është ne rajonin e Prishtinës ku në 14 raste të ndryshme janë ndaluar 39 persona.

Në rajonin e Gjakovës janë ndaluar 16 persona në dhjetë raste të ndryshme.

Ndërsa, të shoqëruar ka pasur edhe në rajoni e Prizrenit, katër persona, në Mitrovicë 2 persona si dhe nga një në Mitrovicën e Veriut dhe Pejë.

VEPRA:MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË NUMRI I RASTEVE NUMRI I PERSONAVE
DRP - Prishtinë 14 39
DRP-Gjilan 0 0
DRP-Ferizaj 0 0
DRP-Prizren 2 4
DRP-Pejë 1 1
DRP-Gjakovë 10 16
DRP-Mitrovicë – Jugu 2 2
DRP-Mitrovicë – Veri 1 1
TOTALI 30 63

 


MË SHUME NGA Aktuale