Sa herë duhet ta pastroni lëkurën pa shkaktuar irritim të saj?

Sa herë duhet ta pastroni lëkurën pa shkaktuar irritim të saj?

Lëkura e njeriut, veçanërisht ajo e fytyrës është shumë delikate.

Kjo është arsyeja parësore përse njeriu duhet të tregojë kujdes në solucionet që përdoren për pastrimin e poreve.

Përveç larësit, eksfolianti është një solucion i nevojshëm për shëndetin e lëkurës.

Megjithatë në varësi të saj, gjetja e eksfoliantit të duhur për eliminimin e qelizave të vdekura dhe ngushtimin e poreve është parësore.

Përse Është I Nevojshëm Eksfolianti Për Fytyrën

Dermatologët shpjegojnë se eksfoliantët janë të nevojshëm për gjallërinë e lëkurës sepse heq qelizat e vdekura që bllokojnë poret dhe i bën ato më të imëta.

Nëse poret janë të pastra, lëkura ka aftësinë të përthithë më mirë kremërat dhe serumet ushqyes.

Sa Herë Duhet Përdorur Eksfolianti

Shumë vajza dhe gra e perceptojnë eksfoliantin si torturë për lëkurën sepse shohin shenja të irritimit.

Problemi qëndron se përdorimi i tepruar i eksfoliantit shkakton humbje të dehidratimit të lëkurës por edhe nxit inflamacionin.

Dermatologët këshillojnë që vajzat dhe gratë duhet të përdorin eksfoliant jo më shumë se tre herë në javë.

Më pas, ato këshillojnë që menjëherë të aplikohet një krem ushqyes që do ta zbusë dhe hidratojë lëkurën.

Çfarë Të Bëni Nëse Keni Lëkurë Të Thatë Dhe Të Ndjeshme

Nëse keni lëkurë të thatë e të ndjeshme, atëherë është shumë e rëndësishme të zgjidhni një eksfoliant të lehtë me përbërës natyralë.

Fytyrat e thata, ato me akne dhe të ndjeshme duhet të bëjnë eksfoliant kimik në klinika të specializuara të cilat përdorin acid salicilik, acid laktik dhe glikolik për pastrimin e poreve.

Nëse zgjidhni eksfoliantët tradicionalë, sigurohuni që të blini variante të buta dhe jo shumë të ashpër për lëkurën.

Përpara se të vazhdoni me përdorimin e rregullt të eksfoliantit, bëni një provë për të parë se si do të reagojë lëkura juaj dhe më pas përfshijeni atë (ose jo) në rutinën e përkujdesjes për lëkurën./AgroWeb.org